“Facebook Messenger” bën të mundur dërgimin e fotove me cilësi të lartë

Teknologji

“Facebook Messenger” bën të mundur dërgimin e fotove me cilësi të lartë

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 07:05
Ilustrim

Tashmë dërgimi i fotove me cilësi të lartë në “Facebook Messenger” nuk do të jetë një problem. Të paktën jo si më parë.

“Facebook Messenger” ka njoftuar se ka rritur rezolucionin e fotografive që u dërgohen marrësve.
Rezolucioni në “Facebook Messenger’ ka qenë “2K” për një kohë, ose 2048 x 2048 piksela.

Një përditësim i ri do t’ju lejojë të dërgoni fotografi deri në 4096 x 4096 piksel. Shumë telefona këto ditë përdorin kamera 12MP, dimensioni më i gjatë i të cilëve është midis 4000 dhe 4048 piksel, shkruan tg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat