Projektligji në Francë ndalon Facebook nën 16-vjeç

Teknologji

Projektligji në Francë ndalon Facebook nën 16-vjeç

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 06:38
Ilustrim

Ndërsa Facebook po përpiqet të joshë një audiencë më të re në platformën e saj, qeveria franceze po shkon në drejtimin tjetër.

Një projekt-ligj propozon që fëmijët nën 16 vjeç duhet të kenë lejen e prindërve për të nënshkruar një llogari në facebook, bën të ditur ministri i drejtësisë të mërkurën.

Sipas kërkesave të Facebook, një i mitur nuk mund të jetë nën moshën 13 vjeç për t’u bashkuar me platformën, edhe pse shumë fëmijë lehtë e anashkalojnë rregullin. Nuk do të jetë e vështirë për ta që ta anashkalojnë rregulloren franceze. E megjithatë, duke gënjyer, i mituri do të shkelë ligjin.

Ish-drejtuesit e Facebook-ut gjithashtu kanë paralajmëruar kohët e fundit që prindërit të mos i lejojnë fëmijët të përdorin mediat sociale, duke theksuar mënyrat se si ato shfrytëzojnë psikologjinë njerëzore me anë të feedback-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat