Lajmet e rreme, Facebook heq dorë nga “flamuri i kuq”

Teknologji

Lajmet e rreme, Facebook heq dorë nga “flamuri i kuq”

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Në dhjetor të vitit të kaluar, kur ishte në epiqendrën e vorbullës së kritikave se ishte përdorur për të përhapur në publik lajme të rreme, prezantoi një përditësim që shfaqte një ikone me një pikë çuditëse në krah të artikullit për të paralajmëruar se mund të bëhej fjalë për një lajm të rremë.

Por, pa mbushur ende një vit nga kjo, Facebook është tërhequr, duke deklaruar se ky përditësim nuk e realizoi misionin e vet; të ndante lajmet e rreme nga ato të vërtetat.

Platforma më e madhe sociale në internet thotë se nga analizat e kryera deri më tani, ai që quhet si “flamuri i kuq” cekte në shumë raste edhe lajme a ndodhi të vërteta, duke nxitur kështu shumë përdorues të vinin në dyshim gjithçka që lexonin.

E në vend të kësaj, Facebook thotë se do të paraqesë artikuj të tjerë shtesë nga burime të ndryshme që kanë të bëjnë për të njëjtën ndodhi, duka u mundësuar përdoruesve informimin nga më shumë se një burim për të njëjtin lajm, e rrjedhimisht të gjykojnë dhe vendosin vetë për vërtetësinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat