Facebook Messenger Lite me mbi 100 milionë instalime në Play Store

Teknologji

Facebook Messenger Lite me mbi 100 milionë instalime në Play Store

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 11:46
Faceook Messenger

Aplikacioni Facebook Messenger Lite për Android, i cili u zbulua nga kompania në tetor të vitit të kaluar, ka shënuar një moment të ri. Lista e Lite në Google Play zbulon se ka shënuar mbi 100 milionë instalime.

Aplikacioni u ndërtua me një synim për të vepruar me sa më pak resurse (sidomos të dhëna). Pra, në përputhje me fokusin, aplikacioni u bë i disponueshëm në një pjesë të vogël të vendeve në zhvillim, përpara se të zgjerohej në nivel global.

Në tetor të këtij viti, aplikacioni zyrtarisht arriti në SHBA, Britani të Madhe, Kanada dhe Irlandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat