Apple do të kombinojë aplikacionet për iPhone, iPad dhe Mac

Teknologji

Apple do të kombinojë aplikacionet për iPhone, iPad dhe Mac

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 00:15
Apple

Apple planifikon të bëjë disa ndryshime në mënyrën se si funksionojnë aplikacionet në të gjitha pajisjet e saj sikurse iPhone, iPad dhe Mac në vitin 2018. Kompania po kërkon ta bëjë më të lehtë për zhvilluesit që të krijojnë aplikacione në të tre platformat.

Lajmi vjen në një raport të fundit të bërë nga Mark Gurman i Bloomberg, i cili zbuloi se planet e reja të Apple po vijnë vitin e ardhshëm. Kjo duhet të sjellë më shumë aplikacione në platformën e tyretë kompjuterëve  Mac, ashtu që kur një zhvillues krijon një aplikacion i njëjti të punojë në iPhone, iPad dhe Mac.

Gjithashtu duhet të ndihmojë zhvilluesit të krijojnë aplikacione shumë më të shpejta, në vend që të bëjnë një aplikacion të veçantë për Mac dhe iPhone ose iPad, ata do të jenë në gjendje të bëjnë një aplikacion që do të funksionojë në të gjitha platformat.

Është gjithashtu një lajm i madh për përdoruesit e Mac, të cilët janë ankuar për një kohë që versioni i iPhone i një aplikacioni mund të përditësohet rregullisht dhe versioni i Mac nuk mundet. Kur kjo të hyjë në vend, zhvilluesit mund të përditësojnë një aplikacion për platforma të shumta.

Deri më tani nuk ka detaje se kur Apple planifikon të sjellë këto ndryshime në aplikacionet për iPhone, iPad dhe Mac, sapo të marrim disa informacione, do t’ju njoftojmë. Apple ende nuk ka konfirmuar se kjo veçori po vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat