Malware “Digmine” po përhapet në Facebook Messenger

Teknologji

Malware “Digmine” po përhapet në Facebook Messenger

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 10:10
Facebook

Malware i quajtur “Digmine”, po përhapet në versionin desktop të Facebook Messenger, i cili shndërron kompjuterët në një “minierë” për prodhimin e monedhave kriptografike pa dijeninë e tyre, shkruan Trend Micro.

Nëse leni të hapur llogarinë e Facebook, virusi “Digmine” do të manipulojë bisedën tuaj.

Ky malware hakonë fuqinë përpunuese të kompjuterit tuaj për të gjeneruar monedha dhe të kryej transaksione për bursa. Rritja e popullaritetit të kriptovalutave po tërheq hakerët drejt biznesit që të krijojnë virus të tillë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat