Kujdes! Po e bëni gabim… ky detaj gjatë karikimit ju shkatërron telefonin

Teknologji

Kujdes! Po e bëni gabim… ky detaj gjatë karikimit ju shkatërron telefonin

Më: 4 janar 2018 Në ora: 07:07
Shumë prej nesh e vendosim telefonin në darkë, kur na është fikur dhe e lemë gjithë natën në karikim, por kjo mesa duket i shkakton shumë dëm.

Nëse ju e keni telefonin që përdorni prej një kohe të gjatë, atëherë shanset janë që bateria s’është më njësoj.

Kjo mund të jetë për shkak të konsumimit, ose për shkak se mund t’ju ketë rënë, por gjithashtu mund të jetë edhe për shkak se nuk e keni karikuar mirë telefonin.

Shumë prej nesh e vendosim telefonin në darkë, kur na është fikur dhe e lemë gjithë natën në karikim, por kjo mesa duket i shkakton shumë dëm.

Dhe mesa duket mënyra e karikimit gjithë natën është e gabuar.

Sipas Cadax, një kompani që ofron pajisje të ndryshme për smartfonat, karikimi në “doza të vogla” mund të jetë alternativa më e mirë për baterinë e telefonit tuaj.

Ajo këshillon:

“Nuk ka rëndësi nëse e karikoni vetëm 10% ose 20%. Një karikim i pjesshëm nuk shkakton asnjëherë dëm. Mos i dëgjoni kur thonë se duhet të shkarkoni plotësisht baterinë për të filluar ta karikoni. Shkarkimi i baterisë deri në fund i bën keq asaj. Mundësisht shmangni paralajmërimin me shenjë të kuqe”.

Dhe në fakt ekziston një pikë optimale se si duhet të jetë bateria dhe ajo është nga 65% në 75% të ngarkesës së plotë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat