Dell përditëson XPS 13 me ekran 4K dhe procesor i7 të gjeneratës së tetë

Teknologji

Dell përditëson XPS 13 me ekran 4K dhe procesor i7 të gjeneratës së tetë

Më: 5 janar 2018 Në ora: 14:25
Laptopi

Laptopi i ri u prezantua përpara CES 2018-ës, shfaqjes vjetore të teknologjisë që mbahet në Las Vegas.

Dell përditësoi laptopin flagship XPS 13 me një ekran 4K dhe gjeneratën e tetë të procesorët Intel Core i7.

Modeli i ri XPS 13 ka një ekran 4K Ultra HD me rezolucion 3840 x 2160 dhe me teknologjinë e prekje InfinityEdge.

Kompania thotë se ky është laptopi 13 inç më i vogël në botë me peshë prej vetëm 900 gram.

Laptopi i ri u prezantua përpara CES 2018-ës, shfaqjes vjetore të teknologjisë që mbahet në Las Vegas.

Bateria e tij mund të mbajë për 19 orë e 46 minuta. Ai vjen me dy opsione procesorësh: Intel Core i5-8250U ose i7-8550U. Skaneri i shenjave të gishtërinjve qëndron në të majtë të laptopit.

Vjen me një version 64-bit të Windows 10 Home dhe Windows 10 Pro dhe me 4 deri në 16GB RAM.

Laptopi ka bokse stereo Waves MaxxAudio Pro, një kamër dhe katër mikrofonë. Laptopi fillon nga 950 dollar për modelin Ubuntu deri në 1,000 dollarë për modelin Windows.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat