Rrjet social për ata që kanë ankthe dhe vuajn nga depresioni

Teknologji

Rrjet social për ata që kanë ankthe dhe vuajn nga depresioni

Më: 6 janar 2018 Në ora: 13:15
Ilustrim

Të gjithë ata që kanë probleme mendore, më nuk do të vuajnë vetëm.

Është një rrjet social, që po përpiqet t’i bëjnë bashkë vuajtësit e stresit dhe sëmundjeve mendore në mënyrë që të “kurorëzojnë mirëqenien”.

Aplikacioni “Koko”, tentoj t’i bëj bashkë njerëzit që kanë ankthe dhe depresion, në mënyrë që të kenë mbështetje dhe të marrin këshilla.

Në këtë aplikacion, përdoruesit shkruajnë se çfarë i shqetëson dhe e përshkruajnë skenarin më të keq të mundshëm, se çfarë mund të ju ndodhë.

Më pas, të tjerët provojnë t’i japin këshilla, se si mund të tejkalohet ai problem, si dhe mundësi që të mos ndodhë diçka e keqe.

Megjithëse këto nuk janë këshilla profesionale, kërkohet të jenë këshilla pozitive, në mënyrë që të nxihet shoqërimi i këtyre njerëzve.

Plasimet mund të bëhen në mënyrë anonime, në mënyrë që të mos dihet se kush është prapa atij problemi, nëse ai nuk ka dëshirë të tregojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat