Sistemi i popullarizuar shpëton nga sulmet Meltdown dhe Spectre

Teknologji

Sistemi i popullarizuar shpëton nga sulmet Meltdown dhe Spectre

Më: 7 janar 2018 Në ora: 16:24
Ilustrim

Një ose më shumë dobësi të sigurisë që zbuluam gjatë javës janë duke rrezikuar kompjuterët modernë, telefonat e mençur dhe serverët.

Procesorët  Intel janë të prekshëm ndaj sulmeve Meltdown dhe Spectre, AMD mund t'i nënshtrohet sulmeve Specter, si dhe procesorët e bazuar në ARM që përdoren në shumicën e telefonave modernë.

Kompanitë e pajisjeve dhe softuerëve janë të zënë me përditësime të softuerit për të parandaluar dëmtimet dhe për të neutralizuar sulmet. Megjithatë, ka të paktën një linjë relativisht moderne të kompjuterëve që janë të sigurt - familja e kompjuterëve të lirë dhe të vegjël Raspberry Pi.

Fondacioni Raspberry Pi ka botuar një tekst të gjerë në blog mbi atë se si punojnë sulmet Meltdown dhe Specter. Por ekziston edhe një version i shkurtër që shpjegon pse kompjuterët Raspberry Pi janë të sigurt: përdorin procesorë të bazuar në hartime të vjetra ARM që nuk kanë probleme me vrimat e zbuluara.

Në anën tjetër, nëse keni një telefon, tablet ose kompjuter me njërën nga teknologjia ARM, atëherë mund të jeni të ndjeshëm ndaj dobësive Meltdown dhe Specter:

ARM Cortex-R7 

ARM Cortex-R8 

ARM Cortex-A8 

ARM Cortex-A9 

ARM Cortex-A15

ARM Cortex-A7 

ARM Cortex-A57 

ARM Cortex-A72

ARM Cortex-A73 

ARM Cortex-A75.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat