Acer ka laptopin më të hollë në botë

Teknologji

Acer ka laptopin më të hollë në botë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 17:54
Ilustrim

Në Panairin CES të këtij viti, Acer arriti me tre laptopë të rinj, të cilët përfaqësojnë një përditësim të versionit të modeleve të mëparshme.

Swift 7 Ultrabook është më i hollë se versioni i mëparshëm dhe ka një trashësi prej vetëm 8.98 milimetra. Acer pohon se ky është laptopi më i hollë në botë.

Swift 7 gjithashtu përmban specifika mjaft të mira, të cilat përfshijnë procesorin Core i7 të gjeneratës së shtatë, 8GB RAM, 256GB PCIe SSD, ndërsa ekrani është përmirësuar nga 13.3 inç në 14 inç dhe mban rezolucionin 1080p.

Një ndryshim i rëndësishëm që sjell Swift 7, është zbatimi i 4G LTE, i cili është ende mjaft i rrallë në mesin e laptopëve.

Çmimi fillestar i laptopit Acer Swift 7 është 1699 dollarë dhe do të jetë në dispozicion në treg nga muaji mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat