Rikthehet Pda, telefoni i viteve ‘90

Teknologji

Rikthehet Pda, telefoni i viteve ‘90

Më: 10 janar 2018 Në ora: 09:03
Ilustrim

Kush është më shumë se 40 vjeç duhet ta mbajë mend me një farë nostalgjie markën që duket se u zhduk për tu rikthyer: Psion. Prodhonte Pda, (Personal Digital Assistant).

Bëhet fjalë për celularët para smartphone, dhe që ishin zhdukur të paktën deri sot, ku pak a shumë Psion u kthye.

Kompania u lbe në 2000 nga Motorola Mobility për të sjellë kompaninë Gemini PDA, një Persona Digital Assistant të gjeneratës së re.Gemini u prezantua në CES në Las Vegas në versionin final.

Lloji i ri është si një “sanduiç” ku ekrani mbyllet me tastierën. Surpriza e parë është një TouchScreen prej 5.99 polsh full HD me ngjyra, ndërsa i dyti është një Qwerty mjaft komode për tu përdorur. Pra, kur e hapim do të kemi një minikompjuter.

Ka një procesor decacore Mediatek Helio X27 të kombinuar me një GPU Mali, 4 GB Ram dhe 64 GB memorie dhe një MicroSD. Ka vetëm një kamer 5 megapiskel, pasi mbi të gjitha është një mjet pune, jo për të bërë selfie dhe zbavitja kalon në plan të dytë. Ata që e kanë financuar si projekt në Indiegogo, e blejnë për 299 dollarë në versionin vetëm WiFi, dhe 399 dollarë për ato me kartë SIM dhe LTE. Ndërsa për të tjerët përkatësisht 499 dollarë dhe 599 dollarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat