Intel dhe Micron i japin fund bashkëpunimit

Teknologji

Intel dhe Micron i japin fund bashkëpunimit

Më: 10 janar 2018 Në ora: 19:16
Intel dhe Micron

Pas problemeve me kërcënimet e sigurisë Spectre dhe Meltdown, të cilat i ndodhën Intel, kompania tash përballet me probleme të reja.

Intel dhe Micron paralajmëruan për shkëputjen e marrëveshjes për krijimin e çipave NAND.

Intel këtë lajm e bëri të ditur gjatë panairit CES 2018 në Las Vegas, derisa Micron hapin e përshkroi se “tash secili ecën rrugës së vet”.

Dy kompanitë kishin bashkëpunuar në zhvillimin e çipave të memorieve NAND dhe rezultatet ishin të dukshme te memoria Intel Optana (më herët e njohur si 3D Xpoint), e cila zvogëlon linjën kufizuese ndërmjet  DRAM dhe pajisjeve flash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat