Chat edhe për… fëmijët?

Teknologji

Chat edhe për… fëmijët?

Më: 12 janar 2018 Në ora: 12:18
Ilustrim

Aplikacionin “Messenger Kids” për fëmijët nën moshën 13-vjeçare, që Facebook-u e nxori në fillim të dhjetorit, ka nisur të marrë përmasa më të mëdha, pas aplikimit të tij në aparatet si iPhone dhe iPad, aktualisht në dispozicion edhe në tabletët Amazon Fire, i lejueshëm vetëm në SHBA.

Përmes këtij aplikacioni të ri,  Facebook u ka mundësuar për herë të parë fëmijëve nën moshën 13-vjeçare të bëhen pjesë e një rrjeti social dhe aplikacioni më i ri i tij “Messenger Kids” ka shkaktuar polemika të shumta pavarësisht sigurisë që ofron kompania.

Facebook ka theksuar se aplikacioni nuk kërkon një llogari të një rrjeti social për fëmijët, por ai mund të përdoret përmes llogarisë së prindërve.

Ndërkohë që,  do të jenë prindërit ata që do të autorizojnë  përdorimin e “Messenger Kids” dhe vendosur kontaktet për fëmijët e tyre me anë të të cilave do të shkëmbehen mesazhe dhe videochat.

Për momentin Facebook nuk ofron reklama ose mundësi për të blerë këtë aplikacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat