Makineria që ju shpëton nga palosja e rrobave

Teknologji

Makineria që ju shpëton nga palosja e rrobave

Më: 18 janar 2018 Në ora: 08:15
Një makineri, e quajtur FoldiMate, u vjen në ndihmë çdokujt për palosjen e rrobave.

Një nga punët më të bezdisshme në shtëpi padyshim është hekurosja e palosja e rrobave.

Diçka e bezdisshme, kryesisht për femrat, për shekuj me radhë, por duket se edhe këtij mundimi po i vjen fundi.

Një makineri, e quajtur FoldiMate, u vjen në ndihmë çdokujt për palosjen e rrobave.

Ajo pritet të dalë në shitje në vitin 2019, por kompania ka filluar të pranojë që tani rezervime për një vlerë prej 711 paundësh.

Por çmimi tepër i lartë i saj, e vë në pikëpyetje nëse kjo makineri do të ketë apo jo sukses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat