Bashkëthemeluesi i Uber hyn në listën e miliarderëve

Teknologji

Bashkëthemeluesi i Uber hyn në listën e miliarderëve

Më: 19 janar 2018 Në ora: 15:56
Travis Kalanick

Bashkëthemeluesi i Uber, Travis Kalanick pritet të hyjë së shpejti në listën e miliarderëve. Kjo, pasi investitorë të huaj pranuan të blejnë një pjesë të konsiderueshme të aksioneve të kompanisë.

Konkretisht, një konsorcium i udhëhequr nga grupi japonez Softbank do të blejë 9.3 miliardë dollarë aksione të grupit që ofron shërbime transporti përmes aplikacionit të tij.

Kalanick, i cili u tërhoq nga posti i shefit ekzekutiv në qershor, do të shesë aksione me vlerë 1.4 miliard dollarë, transmeton abcnews.al. E teksa prej kohësh përflitej si miliarder vetëm nëpër gazeta, marrëveshja në fjalë duket se konkretizon statusin e tij. Kalanick u detyrua të jepte dorëheqjen nga drejtimi i Uber pas një seri skandalesh që e përfshinë atë, por lidhjet e tij me kompaninë mbeten të forta. Ai gëzon ende një post të lartë dhe aktualisht po shet vetëm një të tretën e aksioneve të tij, që do të thotë se i mbetet një hise me vlerë 3 miliardë dollarë.

Konsorciumi që do të shpenzojë 9.3 miliardë do të blejë 17.5 për qind të aksioneve të Uber. Nga kjo shumë, 1.3 miliard do të investohen në formë parash të thata për aksione të reja, ndërsa pjesa tjetër do t’u kalojë investitorëve aktualë. Vetë kompania e ka cilësuar marrëveshjen e arritur një rezultat të rëndësishëm për aksionerët, punonjësit dhe klientët, pasi përforcon pozitat e saj dhe mundëson rritjen e investimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat