Zbulohen aplikacionet që vjedhin fjalëkalime në Facebook

Teknologji

Zbulohen aplikacionet që vjedhin fjalëkalime në Facebook

Më: 21 janar 2018 Në ora: 21:02
Aplikacionet nuk përmbajnë kod me qëllim të keq, andaj lejohen të përfshihen në katalogun e Google Play.

Ekspertët e sigurisë kompjuterike kanë zbuluar një lloj të ri malware, të quajtur GhostTeam, në së paku 56 aplikacione në dyqanin e Google Play.

GhostTeam dedikohet për vjedhjen e emrave të përdoruesve dhe fjalëkalimeve në Facebook.

Ai fshihet në formën e aplikacionit për baterinë e llambës, kompasit, skanerit dhe kodeve QR, pastrimit të telefonit të mençur, argëtimeve në forma të ndryshme dhe shkarkimeve të videove.

Siç ndodh shpesh, vetë aplikacionet nuk përmbajnë kod me qëllim të keq, andaj lejohen të përfshihen në katalogun e Google Play.

Ky malware mbledh informacione rreth pajisjes, vendndodhjen, gjuhën dhe parametrat e shfaqjes. Sa më shpejt që ju të hapni aplikacionin në Facebook, ai do të kërkojë serish nga ju login në formë verifikimi, por kur ju do të shkruan emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, ata do t'i dërgohen autorit të virusit.

GhostTeam është zbuluar nga Avast dhe Trend Micro. Besohet se kjo është një çështje e punës së një zhvilluesi vietnamez, pasi gjuha vietnameze është përdorur për të shkruar kodin e kompjuterit.

Aktualisht, përdoruesit e Android në Indi, Indonezi, Brazil, Vietnam dhe Filipine janë në rrezik më të lartë, shkruan Hacker News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat