Monedhat kriptografike shënojnë rënien e dytë të madhe në një muaj

Teknologji

Monedhat kriptografike shënojnë rënien e dytë të madhe në një muaj

Më: 23 janar 2018 Në ora: 06:58
Ilustrim

Pas një fillim viti të paqëndrueshëm për monedhat kriptografike, tregu në fjalë për herën e dytë i është thuajse i tëri në rënie.

17 nga 20 monedhat më popullore në CoinMarketCap.com shënuan rënie të ndjeshme ditën e Hëne ku humbja më e madhe ishte 13% në 24 orë.

Bitcoin po i afrohet përsëri vlerës së 10,000 dollarëve dhe aktualisht këmbehet me 10,745 dollarë.

Ethereum ra nën 1,000 dollarë dhe në këto momente këmbehet me 984 dollarë. Në 24 orët e fundit monedha ra me 5,93%.

Rënia është e ngjashme me një javë parë. Përgjatë 2017-ës ka pasur vetëm tre rënie të mëdha ndërsa këtë vit dy të tilla kanë ndodhur vetëm në Janar.

Reduktimi i vlerës së monedha kriptografike mund ti atribuohet strategjistit të Wall Street Peter Boockvar i cili parashikonte 70-90% rënie të vlerës së bitcoin.

Vetëm tre monedha janë në rritje: EOS, Stellar dhe VeChain. EOS këmbehet me 13,56 dollarë, Stellar me 0,46 dollarë dhe VeChain me 8,45 dollarë.

Vlera totale e tregut të monedhave kriptografike është 516 miliard dollarë. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat