A keni probleme me Facebook? Kjo është arsyeja

Teknologji

A keni probleme me Facebook? Kjo është arsyeja

Më: 25 janar 2018 Në ora: 20:56
Facebook

Përdoruesit e Facebook'ut janë ankuar në mbrëmjen e së enjtes për pamundësi për të hyrë në rrjetin social më të madh në botë, teksa në të po kryheshin "rregullime".

Plot njerëz kanë treguar se kanë hasur probleme për t'u kyçur në Facebook, nëpërmjet ueb-sajtit të tij, dhe nëpërmjet aplikacionit për pajisje mobile.

Disa njerëz nuk kanë mundur të përdorin as rrjetin tjetër social, Instagram, që është në pronësi të Facebook'ut.

Përdoruesit kanë parë një mesazh, kur janë munduar të kyçen: "Facebook do të kthehet së shpejti".

"Facebook është jofunksional aktualisht, për rregullime të nevojshme, por brenda pak minutash do të mund të kyçeni", sqaronte mesazhi.

"Faleminderit për durimin tuaj teksa ne po e përmirësojmë ueb-sajtin", përfundonte mesazhi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat