Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg ka shitur afro 500 milion dollarë aksione në Shkurt për të financuar investimet e tij filantropike në Chan Zuckerberg.Kjo lëvizje nuk është surprizë sepse Zuckerberg kishte planifikuar prej kohësh të shiste aksionet e tij për të mbështetur organizatën e themeluar në Dhjetor të 2015-ës.Ai ka shitur 2.7 milion aksione me vlerë 482.2 milion dollarë.
Në Shtator ia tha se do të shiste diku mes 35-75 milion aksione në 18 muajt e ardhshëm. Një përllogaritje e thjeshtë do të thotë se ekzekutiv i rrjetit social do të shesë plot 13 miliardë dollarë.Miliarderi i Luginës së Silikonit ka premtuar të dhurojë 99% të aksioneve të tij në Facebook në Chan Zuckerberg të cilat vlenin 45 miliardë dollarë kur u themelua organizata.Fondacioni i Zuckerberg është i ngjashëm me atë të themeluesit të Microsoft Bill Gates dhe bashkëshortes së tij Melinda Gates.Një nismë të ngjashme ka ndërmarrë edhe miliarderi Warren Buffet me Fondacionin Buffet.