Google ndalon reklamimin e valutave digjitale

Teknologji

Google ndalon reklamimin e valutave digjitale

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:58
Ilustrim

Google ka nisur të shkojë pas hapave të Facebookut dhe ka paralajmëruar ndalimin e reklamave online të valutave digjitale.

Ndalesa e reklamave të tilla do të fillojë në muajin qershor të këtij viti.

Në janar, Facebook po ashtu paralajmëroi ndalimin e reklamave të valutave digjitale, duke thënë se dëshiron të mbrojë përdoruesit e vet nga mashtrimet.

Google do të përdorë teknologji të njëjtë, e cila përdoret për ndalimin e përmbajtjeve seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat