YouTube prezanton aplikacionin “Dark Mode”

Teknologji

YouTube prezanton aplikacionin “Dark Mode”

Më: 17 mars 2018 Në ora: 23:03
Ilustrim

Vitin e kaluar, YouTube prezantoi një opsion “Dark Mode” për aplikacionin e saj në desktop. Si një përdorues i rregullt i YouTube, ndoshta do të mësoni për këtë opsion dhe funksionalitetin e tij.

Megjithatë, për përdoruesit e rinj dhe për ata që nuk janë shumë të dhënë pas teknologjisë kjo veçori është diçka rreth të cilës duhet folur.

Modeli i “Dark Mode” u prezantua nga YouTube në vitin 2017 për një eksperiencë më të mirë për përdoruesit. Megjithatë, përdoruesit mund të përdornin opsionin “Dark Mode” vetëm në versionin desktop.

Çfarë është saktësisht “Dark Mode”?

“Dark Mode”është një veçori mahnitëse që në të vërtetë e shndërron ekranin e bardhë të YouTube në një tonalitet të zi dhe gri me hije.

Duke e kthyer sfondin në modalitetin e errët ,ky opsion ju ndihmon që, ndërsa jeni duke parë videot, ju të fokusoheni në ekranin e videove. Edhe kjo pa i shqyer sytë me një dritë të bardhë irrituese.

Modaliteti i “Dark Mode” më në fund në përdorim për pajisjet iOS.

Kohët e fundit, YouTube më në fund vendosi të rishikojë këtë veçori për pajisjet mobile – fillimisht me pajisjet iOS. Opsioni aktualisht aplikohet në të gjitha pajisjet iOS ku përdoruesit mund të kalojnë nga modaliteti normal në modalitetin e errët.

Twitter gjithashtu nisi një veçori të ngjashme që u lejon përdoruesve të kalojnë në tone më të errëta në versionet aplikacion dhe desktop. “ Dark Mode” është një veçori e favorshme për YouTube, pasi është shumë më e lehtë për sytë dhe zvogëlon tendosjen e syve.

YouTube ka punuar për këtë opsion prej kohësh.“ Dark Mode”për pajisjet mobile është projektuar posaçërisht për shikuesit e orëve të vona të natës. Duke pasur parasysh faktin se ngjyrat e bardha të zakonshme të aplikacionit janë shumë të ndritshme dhe të vështira në të tilla orare.

Përfundimi

YouTube është kanali më i madh dhe më i përdorur në botë i transmetimit të videove në internet. Ky opsion i prezantuar në pajisjet mobile mund të luajë një rol të madh për përdoruesit.

Përdoruesit e Android duket se do të duhet të presin pak më shumë për të marrë “Dark Mode”. Raportohet se së shpejti YouTube do të ofrojë këtë opsion edhe për përdoruesit e Android por ende nuk ka një datë të konfirmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat