Si të fshini Facebook-un?

Teknologji

Si të fshini Facebook-un?

Më: 22 mars 2018 Në ora: 11:35
Facebook

Disa prej nesh janë në Facebook për më shumë se një dekadë, por si çdo gjë e mirë e ka një fund.

Në 18 muajt e fundit, Facebook ka qenë në një spirale. Rrjeti social është në syrin e një stuhie kundërshtish, me lajmet e rreme, përfshirjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe së fundmi skandali me Cambridge Analytica.

Tech Crunch thotë se pavarësisht se kompania ka humbur miliarda në vlerëa, më e rëndësishëm është fakti se besimi i publikut tek Facebook është zhdukur.

Procesi për tu larguar prej tij nuk është shumë i vështirë, thotë më tej media e risive teknologjike.

Së pari, duhet të siguroheni që keni një kopje të të gjitha informacioneve tuaja në Facebook. Rrjeti social e ka bërë të thjeshtë të shkarkosh dhe arkivosh llogarinë tënde, ku përfshihen dhe informacionet e Timeline, postimet që keni bërë, mesazhet, fotot, madje dhe informacionin e fshehur, IP nga keni hyrë në llogari etj.

Mund të mësoni për të shkarkuar të gjithë Arkivin.

Për të vazhduar para dhe të shkarkoni, thjesht shkoni tek “Setting”, dhe klikoni “Download a copy of your Facebook data.”

Mos harroni se këtë hap nuk mund ta bëni nëse e fshini llogarinë tuaj para. Kështu, para se të fshini llogarinë tuaj, duhet të dini: kur fshini llogarinë, nuk mund ta merrni mbrapsht. Nëse doni ti ribashkoheni Facebook, duhet ta nisni nga e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat