Zuckerberg kërkon falje për skandalin e të dhënave, u lutet atyre që janë larguar të kthehen në Facebook

Teknologji

Zuckerberg kërkon falje për skandalin e të dhënave, u lutet atyre që janë larguar të kthehen në Facebook

Më: 25 mars 2018 Në ora: 15:06
Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit social më të madh në botë, Facebook, ka kërkuar falje për skandalin e të dhënave. Zuckerberg ka zgjedhur një gazetë që ta bëj publike kërkim-faljen e tij.

Miliarderi ua ka dërguar letrën ku kërkon falje disa gazetave si përgjigje ndaj presionit që po i vjen nga Britania e Madhe dhe qeveritë europiane lidhur me skandalin e të dhënave të mbi 50 milionë përdoruesve të Facebook’ut.

Letrën ku Zuckerberg kërkon falje, e ka publikuar edhe gazeta Observer, e cila ka qenë e para që ka raportuar në skandalin ‘Cabridge Analytica’.

Zuckerbeg në letrën e tij ka pranuar se rrjedha e informacioneve, ka bërë që tashmë Facebook të jetë ‘më pak i besueshëm’ si dhe ka shtuar se tashmë Facebook është duke hetuar aplikacione të tjera që kanë ndërhyrë në të dhëna.

“Ne presim që të kemi edhe të tjera. Kur t’i gjejmë, do t’i ndalojmë dhe do t’u tregojmë të gjithë atyre që janë të prekur (nga aplikacionet), thuhet në mesazhin e tij.

Themeluesi i Facebook ka thënë se kompania e tij ka humbur më shumë se 50 miliardë dollar që prej kur u raportua për skandalin javën e kaluar.

Sipas disa analistëve të huaj, kërkim-falja e Zuckerbergut po shihet edhe si një përpjekje e tij për t’u bërë thirrje që të rikthen në Facebook disa nga platformat më të mëdha botërore që tashmë kanë shkyqur llogaritë e tyre në këtë rrjet social, përfshirë Tesla’n dhe SpaceX si dhe llogari të tjera shumë të njohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat