Skandali i privatësisë/ Playboy mbyll llogarinë në Facebook

Teknologji

Skandali i privatësisë/ Playboy mbyll llogarinë në Facebook

Më: 28 mars 2018 Në ora: 14:16
Playboy

Playboy ka njoftuar zyrtarisht se ka mbyllur llogarinë e saj zyrtare në Facebook. Ky lajm vjen pas skandalit të privatësisë që ka përfshirë gjigandin Facebook së fundmi. Me 25 milionë ndjekës në këtë rrjet social, Playboy i është bashkuar nismën globale për të mbyllur llogaritë në Facebook.

“Lajmet e kohëve të fundit rreth keqadministrimit të dyshuar të të dhënave të përdoruesve në Facebook, kanë forcuar vendimin tonë për të pezulluar aktivitetin në këtë platformë për momentin“, thuhet në deklaratën e Playboy.

Kompania thotë gjithashtu se nuk dëshiron të jetë përgjegjëse për ndonjë shkelje të mundshme të privatësisë së 25 milionë fansave të saj në faqe të ndryshme të Playboy në Facebook.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një hetim nga Komisioni Federal Amerikan i Tregtisë lidhur me praktikat e kontrollit të privatësisë nga Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat