Komisioni Evropian: Facebook duhet të bashkëpunojë me hetuesit evropianë

Teknologji

Komisioni Evropian: Facebook duhet të bashkëpunojë me hetuesit evropianë

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:30
Ilustrim

Komisioni Evropian i kërkoi sot rrjetit social “Facebook” të bashkëpunonte plotësisht me hetuesit evropianë për skandalin “Cambridge Analytica”, në emër të kompanisë që ka shfrytëzuar pa qëllim të dhënat personale të dhjetëra milionë përdoruesve të rrjetit social.

“Ajo që më shqetëson në mënyrë të veçantë, është informacioni i qytetarëve europianë të prekur nga skandali”, theksoi komisionerja për Drejtësinë, Vera Jourova, në një bisedë telefonike kontruktive dhe të hapur me numrin dy të rrjetit social amerikan, Sheryl Sandberg.

“Më është thënë se “Facebook” ka filluar të informojë njerëzit këtë javë”, shtoi Jurova, shërbimet e të cilës kishin theksuar javën e kaluar se të dhënat e 2,7 milionë europianëve mund t’i jenë transmetuar “Cambridge Analytica” dhe përdorur për qëllime politike.

“I kam kërkuar “Facebook” të bashkëpunojë plotësisht me hetuesit europianë, gjithashtu në nivelin më të lartë të kompanisë”, theksoi komisionerja duke shtuar se ishte këshilluar me kreun e kompanisë amerikane, Mark Zuckerberg për të pranuar ftesën për t’u paraqitur para Parlamentit Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat