Amazon lehtëson blerjet për konsumatorët ndërkombëtarë

Teknologji

Amazon lehtëson blerjet për konsumatorët ndërkombëtarë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:42
Udhëheqësi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos.

Kompania Amazon.com ka njoftuar sot për mundësinë e blerjeve ndërkombëtare, të cilat do t’iu mundësojnë konsumatorëve të kenë qasje në më shumë se 45 milionë produkte nga SHBA-ja në shtetet e tyre.

Kompania ka bërë një hap tutje globalizimit në shërbimet e tregut online duke shtuar këtë mundësi dhe duke bërë më të përdorshëm aplikacionin në telefonat mobilë.

Përmes mundësisë së blerjeve ndërkombëtare, konsumatorët mund të kërkojnë për gjërat e tyre të preferuara në pesë gjuhë duke përfshirë atë spanjolle, angleze, kineze, braziliane, portugeze dhe gjermane, ka njoftuar të martën Amazon.

Aplikacioni do të kalkulojë edhe çmimin e transportit dhe detaje tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat