Google ka lëshuar së fundmi disa sfonde për telefona nga ana e profilit të saj të instalimit për të ashtuquajturat “story” , ndërsa një detaj tërhoqi vëmendjen e adhuruesit e teknologjisë.
Edhe pse të gjitha fotografitë ishin interesante, njëra e morri ë shumë vëmendjen.
Aty ishin vendosur forma të akullores me shkopinj, e cila bëri që popullata të mendoj që emri i ri i këtij edicioni do të jetë “Popsicle”.
Përndryshe, Google do të emërojë çdo version të ri të sistemit operativ me nga një shkronjë nga alfabeti anglez dhe për përditësimin e ri në rend është shkronja “P”. Përveç kësaj, çdo version zyrtar i Android gjithashtu merr emrin e një ëmbëlsirë që fillon në shkronjën përkatëse.
Natyrisht, imazhi i publikuar mund të jetë çorientues. Përndryshe, versioni i ri i sistemit operativ Android duhet të paraqitet në gusht, duke pasur parasysh tendencën aktuale të kompanisë, për të njoftuar përditësime të reja në fund të verës.