Valve ndodhet në gjyq tash e disa vjet për shkeljen e ligjeve të mbrojtjes së konsumatorit.
Teknikisht, Valve u gjet fajtor në vitin 2016, por ankesa u paraqit në Gjykatën e Lartë të Australisë.
Kjo ankesë u refuzua, pasi ky është "precedent i rëndësishëm që konfirmon se Komisioni Australian për Konkurrencës dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (ACCC) kërkon që kompanitë me seli në një shtet tjetër, me rastin e shitjes për shtetasit australianë të respektojnë ligjet e tyre," thuhet në faqen e këtij komisioni.
Kjo do të thotë se Valve do të detyrohet të paguajë 3 milionë dollarë gjobë për shkeljen e ligjit në Australi, edhe pse nuk ka seli atje.
Në vitin 2014, Komiteti australian ngriti padi kundër kompanisë Valve dhe Steam, pasi në atë kohë nuk kishte mundësi të kthimit të parave për lojërat e blera, gjë e cila është futur më vonë, por duket tepër vonë pasi ishte bërë një dëm ndaj shumë shtetasve të Australisë.