Kompania Cubeyou “e tradhtuar” nga Facebook

Teknologji

Kompania Cubeyou “e tradhtuar” nga Facebook

Më: 26 prill 2018 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Një kompani e pezulluar nga Facebook pas skandalit të Cambridge Analytica, thotë se ndihet e tradhëtuar nga gjigandi i mediave sociale.

Kompania e të dhënave Cubeyou mblodhi informacione rreth përdoruesve të Facebook përmes një aplikacioni me pyetje rreth personalitetit që thuhet se shiteshin për qëllime marketingu.

Shefi ekzekutiv Federico Treu i tha BBC-së se kompania nuk kishte bërë “asgjë të keqe”. Facebook tha se pezullimi ishte një “vendim i mirëmenduar” i marrë si pjesë e një hetimi të hollësishëm.

Gjigandi teknologjik po shqyrton nëse Cubeyou mblodhi të dhëna për qëllime akademike dhe më pas e përdori atë për marketing, pas një partneriteti me Universitetin e Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai tha se e mori shumë seriozisht “çdo raport të aktivitetit të dyshimtë që mund të kërcënonte privatësinë e njerëzve”.

Pretendimet janë të ngjashme me mënyrën se si konsulenca politike Cambridge Analytica shfrytëzoi të dhënat e rreth 87 milionë përdoruesve të Facebook.

Skandali tronditi Facebook dhe bëri që themeluesi i saj Mark Zuckerberg të vihej në qendër të diskutimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat