Apple po punon për kufjet më të mira ndonjëherë

Teknologji

Apple po punon për kufjet më të mira ndonjëherë

Më: 29 prill 2018 Në ora: 14:39
Apple

Apple është duke punuar për të sjellur kufjet më të veçanta ndonjëherë. Kompania ka kombinuar dy teknologjitë, VR dhe AR për të sjellur diçka më ndryshe. CNET i përshkruan kufje të ëndrrave me teknologji që nuk ekziston deri tani në treg.

CNET thotë se do të ketë një ekran 8K për secilin sy, pra me rozulucion dy herë më të madh se sa ekzsitojnë tani. Kufjet do të kenë kamera që zbulojnë mjedisin. Supozohet se kufjet do të lidhen me një kuti përmes një teknologjie me shpejtësi të lartë, të quajtur 60GHz wiGig.

Kutia do të mundësohet nga një procesor 5-nanometër. Kufjet thuhet se do të arrijnë në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat