Mospajtimet me Facebook, bashkëthemeluesi i WhatsApp braktis kompaninë

Teknologji

Mospajtimet me Facebook, bashkëthemeluesi i WhatsApp braktis kompaninë

Më: 1 maj 2018 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Pas më shumë se katër vjetësh kur Facebook mori WhatsApp, njëri nga bashkëthemeluesit e shërbimit të popullarizuar për shkëmbimin e mesazheve vendosi të largohet nga gjiganti në fushën e rrjeteve shoqërore.

Jan Koum, bashkëthemelues i WhatsApp, ka bërë të ditur vendimin e tij në Facebook.

Ekspertët pohojnë se arsyeja e largimit të tij nga kompania është “dallimi i madh kulturor”.

Sipas pohimeve, Koum nuk pajtohet me praktikën e Facebook dhe përpjekjet për të përdorur të dhënat e përdoruesve.

Koum do të largohet edhe nga pozita e bordit të drejtorëve të Facebook.

Ai nuk ka bërë të ditur planet e tij, duke thënë se do t’iu përkushtohet gjërave, të cilat i pëlqen dhe të cilat nuk janë teknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat