Pse Facebook pyeti përdoruesit sot nëse postimet përmbajnë gjuhë të urrejtjes

Teknologji

Pse Facebook pyeti përdoruesit sot nëse postimet përmbajnë gjuhë të urrejtjes

Më: 1 maj 2018 Në ora: 21:36
Mark Zuckerberg

Përdoruesit e Facebook-ut mund të kenë vërejtur një pyetje të pazakontë që shfaqet pranë postimeve: "A ka ky post gjuhë të urrejtjes?". Facebook ka sqaruar pse.

Në një deklaratë, Facebook tha se ishte pjesë e një testi të brendshëm për të kuptuar lloje të ndryshme të fjalës, por filloi publikisht për shkak të një virusi.

"Disa njerëz e panë pyetjen nëse ‘ky post përmban gjuhë të urrejtjes’ sot në disa postime. Ky ishte një test dhe një virus që u kthye brenda 20 minutash," shkroi Guy Rosen, zëvendës presidenti i Kompanisë Facebook, në profilin e tij në Twitter.

CEO i Facebook Mark Zuckerberg është duke u përballur me një test të madh këtë javë me konferencën vjetore të kompanisë që pritet të filloi “F8”. Muajin e kaluar, Zuckerberg dëshmoi para Kongresit se si Facebook do t'i përgjigjet skandalit të dyshimit për keqpërdorimin e të dhënave personale të përdoruesve gjatë zgjedhjeve të kaluara presidenciale në Amerikë,. Skandal që përfshin edhe kompaninë Cambridge Analytica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat