Facebook bën gati aplikacionin për lidhje dashurie

Teknologji

Facebook bën gati aplikacionin për lidhje dashurie

Më: 2 maj 2018 Në ora: 17:20
Ilustrim

Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, në konferencën vjetore për zhvilluesit F8 në San Jose të Kalifornisë në vargun e disa produkteve të reja ka prezantuar një aplikacion për takime.

Ai i ka thënë audiencës se një tipar për takime, por duke pasur parasysh problemet e sigurisë, do të lansohet “së shpejti”.

Kompania nuk mund ta përballojë edhe një skandal të sigurisë së të dhënave, derisa ende është duke vazhduar skandali i quajtur Cambridge Analytica.

“Janë 200 milionë njerëz në Facebook që e listojnë veten si të vetëm [single]. Ne e kemi ndërtuar këtë [aplikacion] duke pasur parasysh privatësinë e sigurinë në që nga fillimi”, ka thënë Zuckerberg.

Pas këtij deklarimi, aksionet e Match Group, i cili ka nën pronësi aplikacionin më të famshëm për takime Tinder ka rënë më shumë se 23 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat