Aksionet e Apple arrijnë rekordin më të lartë

Teknologji

Aksionet e Apple arrijnë rekordin më të lartë

Më: 5 maj 2018 Në ora: 15:21
Ilustrim

Komentet e miliarderit amerikan Warren BuffettA, kanë bërë që aksionet e gjigantit teknologjik Apple, të arrijnë rekordin më të lartë ndonjëherë

Buffett, në cilësi të Drejtorit Ekzekutiv të konglomeratit holding “Berkshire Hathaway”, deklaroi të enjten se kompania e tij në tre mujorin e parë të këtij viti, ka blerë aksione të Apple në vlerë prej 75 milionë dollarë.

Pas kësaj deklarate, çmimi i aksioneve u ngjit në rekordin më të lartë ndonjëherë, më saktësisht në 184.25 dollarë për një aksion, pas çka dhe u mbyll bursa e tregtimit.

Rritja e fundit e vlerës së aksioneve të Apple është bërë me 4.1 për qind nga një ditë më parë, ku kompania në fjalë ka shtuar vlerën e saj në treg me 37 miliardë dollarë, dhe tani ka vlerën 933 miliardë dollarë.

Vlera e aksioneve të Berkshire Hathaway në Apple, llogaritet në 44 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat