Sony kishte paralajmëruar më herët publikimin e konsollës së serisë së pestë PlayStation në konferencën E3, por më vonë kjo është demantuar nga vetë kompania.
Shawn Layden, president i Sony Worldwide Studio, tha se nuk do të ketë publikime të reja harduer në konferencën E3.
Ai tha se prezantimi i Sony E3 do të fokusohet në lojërat e ardhshme Death Stranding, Ghost of Tsushima, Spider-Man dhe The Last of Us Part 2.
Gjatë konferencës kompania japoneze do të përfshijë edhe paralajmërimet e partnerëve të jashtëm dhe zhvilluesve të pavarur.