Zuckerberg do të përgjigjet para Parlamentit Evropian

Teknologji

Zuckerberg do të përgjigjet para Parlamentit Evropian

Më: 17 maj 2018 Në ora: 09:22
Mark Zuckerberg

Rrjeti social Facebook ka konfirmuar se shefi ekzekutiv do të takohet me krerët më të lartë të Parlamentit Europian për të diskutuar mbi shqetësimet për privatësinë në Bruksel.

Data e takimit me Mark Zuckerbergun nuk është përcaktuar ende, por presidenti i Parlamentit Evropian tha se kanë shpresa se do të ndodh javën e ardhshme.

Bisedimet do të zhvillohen me dyer të mbyllura, në Konferencën e Presidentëve, ku marrin pjesë edhe udhëheqës të grupeve të ndryshme politike.

Rrjeti social u përfshi nga një skandal me shkeljen e privatësisë së të dhënave të miliona përdoruesve, të cilat ishin përdorur nga kompania e konsulencës politike, “Cambridge Analytica”, me seli në Londër, e cila pas skandalit ka njoftuar edhe mbylljen e biznesit.

Më 23 maj, Zuckerbergun do ta presë në Paris edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.  Të dy do të zhvillojnë bisedime mbi privatësinë e të dhënave dhe taksat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat