Dëshmia e Zuckerbergut para Parlamentit Evropian do të jetë publike

Teknologji

Dëshmia e Zuckerbergut para Parlamentit Evropian do të jetë publike

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:20
Mark Zuckerberg

Pas një ndryshimi të planeve, publiku mund të dëgjojë dëshminë e shefit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, para Parlamentit Evropian.

Zuckerberg do të përgjigjet lidhur me shqetësimet për privatësinë e përdoruesve të këtij rrjeti, gjë të cilën më parë e kishte bërë para senatit amerikan.

Presidenti i trupit dëgjues nga BE-ja, Antonoi Tajani, ka bërë të ditur se takimi 75 minutëshe do të transmetohet drejtpërdrejt.

Fillimisht kishte qenë e planifikuar që ky takim të jetë i mbyllur për publikun.

Dëshminë e Zuckerbergut do të mund ta ndiqni në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian, të martën nga ora 18:15 deri në 19:30 sipas kohës britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat