Si mund të bëjmë screenshot në Spanchat dhe askush mos t’a dijë

Teknologji

Si mund të bëjmë screenshot në Spanchat dhe askush mos t’a dijë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Snapchat është rrjeti i parë social i cili ju spiunon nëse tentoni të bëni screenshot fotove apo videove të përdoruesve të saj.

Kjo ka shkaktuar mjaft herë edhe telashe te njerëz të ndryshëm, të cilët janë futur në konflikt për faktin pse njëri duhet t’i bënte screenshot tjetrit.

Por si mund të shpëtoni nga ky “telash” pa ju kapur njeri?

Përdorni telefonin e dikujt tjetër

Kjo, në fakt, është një mënyrë që është e njohur gjerësisht. Thjesht merrni celularin e një miku dhe bëjini foto apo video postimit apo postimeve që doni të ruani.

Screenshot dhe ç’instalim!

Hapni foton dhe prisni sa të bëhet e gjitha e qartë.

Fikni valët e celularit, Wi-Fi dhe Bluetoothin dhe bëni screenshot.

Dilni nga Snapi dhe ç’instaloni aplikacionin.

Jepini restart telefonit dhe instaloni dhe njëherë programin.

Tani keni një screenshot dhe askush nuk e di!

Përdorni një regjistrues.

Ka mjaft programe që janë falas dhe ofrojnë regjistrimin e ekranit të telefonit tuaj.

Mjaft të ndizni këtë program, të hapni foton që doni apo videon, të regjistroni sa të doni dhe më pas fikni vetëm regjistruesin.

Kaq mjafton për të pasur atë që ju dëshironi në galeri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat