Shefi i Ripple: Bitcoin kontrollohet nga kinezët

Teknologji

Shefi i Ripple: Bitcoin kontrollohet nga kinezët

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 17:14
Bitcoin

Brad Garlinghouse, kryeshef ekzekutiv i Ripple, u përgjigj hapur gjatë një interviste për perspektivat e valutave digjitale për të ardhmen.

Midis kritikave të tjera, ai theksoi se teknologjia blockchain është kryesisht e lartë dhe se bërthama bitcoin (BTC) kontrollohet nga kinezët dhe nuk ka shpresë të jetë një monedhë botërore.

"Një numër i njerëzve të shquar, madje Steve Wozniak, ka thënë se sheh një botë ku Bitcoin është monedha kryesore. Mendoj se kjo është absurde. Unë nuk mendoj se ndonjë ekonomi e madhe do të lejojë të ndodhë kjo. Nuk ka kuptim”, tha ai gjatë një konference në Boston.

Garlinghouse, 47, ndodhet në këtë pozitë që nga viti 2015, derisa më herët ka punuar në sektorin e teknologjisë me kompani të njohura si Yahoo!, AOL, Silver Lake Partners, @Ventures, @Home Network, SBC Communications.

Ndryshe Ripple është valuta e tretë më e popullarizuar digjitale në tregun e kapitalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat