Fortnite i bën 125 milionë lojtarë për më pak se një vit

Teknologji

Fortnite i bën 125 milionë lojtarë për më pak se një vit

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 16:05
Fortnite

“Epic Games” njoftoi të mërkurën se video-loja Fortnite ka arritur shifrën e 125 milionë personave të regjistruar, në më pak se një vit nga dalja e saj në treg.

Nga këta, 40 milionë persona në muaj e luajnë këtë video-lojë njëkohësisht, transmeton tch.

Fortnite u lançua në korrik të vitit 2017.

Popullariteti i kësaj video-loje vjen nga fakti se është falas dhe mund të luhet pothuajse në të gjitha platformat, përfshi edhe Nintendo Switch.

Dy muaj më parë, femrat firmosën një peticion për heqjen e kësaj loje nga tregu. Partneret, të fejuarat dhe bashkëshortet ankohen për faktin se meshkujt i përgjigjen vonë dhe shkurt mesazheve në WhatsApp për faktin se janë të përqendruar te loja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat