Instagram lanson mundësinë e re, e kishte paralajmëruar më herët

Teknologji

Instagram lanson mundësinë e re, e kishte paralajmëruar më herët

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:04
Instagram

Instagram po lanson një veçori të re të cilën e kishte lajmëruar më herët. Me këtë veçori, Instagram do të sfidoi seriozisht Youtuben. Shpërndarja e re e videove do të quhet “IGTV” dhe do të jetë pjesë e skedës “Explore” të aplikacionit Instagram.

Videot do të jenë të orientuara vertikalisht, me ekran të plotë, deri në rezolucion 4K dhe deri në 60 minuta (në vend të limitit aktual prej 60 sekondash).

Instagram pritet që nesër me një njoftim zyrtar të jep më shumë detaje për këtë mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat