Fiket interneti në sezon provimesh

Teknologji

Fiket interneti në sezon provimesh

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Vera është sezon provimesh dhe duhet të vëzhgohen nxënësit se mos kopjojnë nëpërmjet teknologjisë, e të mos publikojnë tezën. Algjeria e ka gjetur zgjidhjen pasi ka fikur internetin në të gjithë vendin gjatë provimeve të shkollës së mesme.

Shërbimi i internetit u shkëput si në telefonat celularë, ashtu edhe në telefonat fiks. Shkëputja e internetit do të vazhdojë gjatë gjithë sezonit të provimeve. Kjo masë erdhi pas rrjedhjes së informacionit që u bë gjatë provimit në vitin 2016.

Ndërsa vitin e kaluar, autoritetet vendase i kërkuan ofruesve të shërbimit të internetit që të ndalonin qasjen e rrjeteve sociale, por përsëri kjo masë nuk ishte e mjaftueshme. Ministrja e Arsimit i tha gazetës algjeriane “Annahar” se Facebook-u do të bllokohej në të gjithë vendin gjatë gjithë periudhës së provimeve.

Por kjo sipas saj nuk mjaftonte, ndaj nuk duhet të qëndrohej indiferent ndaj një fenomeni siç është nxjerrja e tezës. Rreth 700,000 nxënës do të ulen në provimet e shkollës së mesme gjatë javës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat