Xiaomi sjell e-biçikletën e palosshme për 225 euro

Teknologji

Xiaomi sjell e-biçikletën e palosshme për 225 euro

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Kompania kineze Xiaomi ka zbuluar një biçikletë të re të palosshme.

Sipas Electrek , Himo pritet të kushtojë 1699 juan, që është rreth 225 euro. Biçikleta e palosshme peshon pothuajse 17 kilogramë dhe ka një bateri me një ngarkesë nominale prej gjashtë orësh amperash, me të cilën vepron motori me 250 vat.

Gomat kanë një diametër prej dymbëdhjetë inç.  Një ngarkesë e plotë e baterisë zgjat 6.5 orë, sipas kompanisë

E-biçikleta momentalisht shitet vetëm në Kinë nëpërmjet platformës së crowdfunding të Xiaomi . Kopjet e para do të dorëzohen më 30 korrik. Pritet që biçikleta të gjejë rrugën për në Evropë në muajt e ardhshëm .

Nuk është e biçikleta e parë që Grupi lançon. Tashmë dy vjet më parë, prodhuesi kinez i smartphone njoftoi Qicycle . Ishte gjithashtu një e biçikletë e palosshme me një çmim prej 400 eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat