Pse Instagrami “pushtoi” mediat sociale?

Teknologji

Pse Instagrami “pushtoi” mediat sociale?

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 18:45
Ilustrim

E mbani mend kur njerëzit u çuditën nga lajmi, se kompania Facebook, do të shpenzonte 1 miliardë dollarë mbi Instagramin?

Në vitin 2012, ky aplikacion në celular, ishte i njohur kryesisht për filtrat retro të vendosur mbi fotot e përdoruesve të rinj e të saj urbanë. Kompania nuk kishte të ardhura. Nuk kishte as edhe një aplikacion Android. Çfarë marrëzie!

Gjërat nuk mund të jenë shumë më ndryshe se sa tani. Një analist në Bloomberg Intelligence, e vlerësoi kohët e fundit Instagram në 100 miliardë dollarë. Platforma e fotografive, i kaloi kohët e fundit një miliardë përdorues aktivë në muaj, dhe i njëjti analist i Bloomberg, sugjeroi se ajo është në rrugën e duhur për ta dyfishuar këtë shifër tashmë të jashtëzakonshme. Dhe ndoshta më e rëndësishmja: tani njerëzit kanë filluar të shpenzojnë më shumë kohë në aplikacionin Instagram, se sa në Facebook.

Po çfarë e bën kaq të suksesshëm këtë aplikacion që shfaq foto dhe video? Pjesërisht, është zgjedhja e zgjuar e dizajnit. Por gjithashtu edhe fakti, se Instagram ka qenë në gjendje të realizojë dëshirën e njerëzve, për t’u lidhur me një platformë me një rritje më të mirë të të ardhurave se sa çdo platformë tjetër.

Ju mund të gjurmoni suksesin e Instagram, tek estetika në fillim e përqeshur e “hipsterit”. Përdorimi i filtrave, i vendosur fillimisht si një rikthim mobil në Polaroid, përfundoi inkuadrimin e fotografive të njerëzve si paraqitje idilike të jetës:Ja dita ime e kaluar sot në qytet – thjesht e mrrekullueshme!

Instagrami u bë kësisoj i lidhur ngushtë me aspiratën. Ka qenë për vite me rradhë një klishe, qëndrimi se platforma është një vend për njerëzit që të tregojnë veten. Edhe llogaritë me një fokus të gjerë, nga modelet dhe tek dizenjot e bikinit, luajnë me idenë e paraqitjes së një versioni të larmishëm të jetës, duke mbledhur mijëra apo edhe miliona pasues për shkak të saj.

Efekti i saj mund të ndihet kudo. Është një fenomen i mirë-dokumentuar, tani që kafenetë dhe baret e reja, madje edhe shfaqjet artistike, do të organizohen për t’u parë mirë në “gram”. Dhe shkrimtari Kyle Chayka, është tepër i bindur për këtë. Ai madje ka prodhuar një lloj uniformiteti të hapësirave “hip” në botë – një prirje që ai e quan AirSpace – faktin që në kafenetë në Berlin dhe Bombei, njerëzit shohin thuajse saktësisht të njëjtën gjë.

Është i njëjti fokus mbi estetikën dhe aspiratën, ai që e bëri platformën ideale për tregtinë online. Së pari, njerëzit me llogari të mëdha u bënë ndikues, dhe filluan të shpërndanin ose të paktën të miratonin produkte të caktuara. Pastaj, markat u zhvendosën nëpër platformë, sepse dizajni visual i Instagram, ishte fillimisht për marketing, veçanërisht për modën.

Tani, përdoruesit e Instagramit mund të blejnë produkte direkt në aplikacion, si nga dyqanet e saj online, dhe nga feed-sat e saj kryesore. Nëpërmjet monetizimit të mënyrës sesi njerëzit gjejnë dhe shprehin atë që që dëshirojnë, Instagrami është i mirë-pozicionuar, për të prodhuar të ardhura serioze, veçanërisht me një bazë të tillë të madhe përdoruesish.

Suksesi i tij, është se si solli një rrymë të ardhurash në kulturën vendase të platformës.

Por në qoftë se Instagram është pjesërisht aty ku njerëzit jetojnë jashtë jetës së tyre, aplikacioni ka gjithashtu një “valvul” të zgjuar, për çlirimin e të gjithë presionit që shoqëron vetë prezantimin:historinë.

E kopjuar nga Snapchat, funksioni i mundëson përdoruesit të kthejë fotot dhe videot, në një formë të indit lidhës social. Ai gjithashtu i jep vetes kalimtaren, të çrregulltën dhe spontanen, transmeton bota.al. Ndryshe nga natyra e lëmuar e imazheve që shfaqen në profilin e tij, historia është më shumë si një përditësim i statusit audio-vizual, që thjesht fshihet pas një dite, dhe ka më shumë kënaqësi për shkak të tij.

Në këtë kuptim, Instagrami është një lehtësim nga rrjetet e tjera sociale. Ai ka shmangur grackat e Facebook dhe Tëitter, përmes natyrës së vet më të mbyllur. Përdoruesit nuk mund të vendosin lidhje në komente, kështu që ai lloj spam-i është i penguar.

Nuk ka funksionin “ri-gram”, të ndërtuar në ‘retweet’ e Twitterit ose që citon funksionin tëeet, duke e bërë më pak të theksuar zhurmën e dëshpëruar për një viralitet. Ndërkohë, natyra e thjeshtë vizuale e aplikacionit, nënkupton gjithashtu se ka më pak gjasa që të përdoret për qëllime haptazi politike ose ideologjike (edhe kur kjo është diçka e mirë, ose nuk varet nga pritshmëritë e dikujt).

Kjo s’do të thotë që Instagrami nuk ka problemet e veta sociale. Vetëm kohët e fundit, aktorja e “Star Wars”, Kelly Marie Tran doli nga Instagrami për shkak të ngacmimeve që ajo mori atje, dhe nuk është e para. Platformat e mëdha digjitale, lejojnë gjithnjë të depërtojë keqdashja dhe përdorimet e padëshiruara, ndaj është e domosdoshme që kompanitë e teknologjisë të mendojnë që në fillim për këtë fakt.

Tek e fundit, shumë shpesh, krijuesit e rrjeteve sociale, nuk mendojnë për të gjitha pasojat e strukturave të platformave të tyre. As Twitter as Facebook, nuk parashikonin që aplikacionet e tyre do të ishin të mbushura me përdorues keqdashës, për shkak se aplikacionet e tyre i dhanë përparësi shikimit, metrikës dhe ndarjes së infomacionit.

Ajo çka tregon suksesi i vazhdueshëm i Instagram, është se është struktura e aplikacioneve – mënyra se si ato janë ndërtuar dhe çfarë lejojnë – është çelësi për të kultivuar një kulturë që nuk bëhet toksike. Sikurse rezultoi, filtrat më të rëndësishëm të Instagram, ishin ato që ndihmuan në uljen e sjelljeve të këqija:dizajni, pak fat dhe “martesa” e kulturës me tregtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat