Malta miraton tre ligje që i hapin rrugë zbatimit të teknologjisë Blockchain

Teknologji

Malta miraton tre ligje që i hapin rrugë zbatimit të teknologjisë Blockchain

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Parlamenti i Maltës miratoi tre ligje të reja të cilat do ti hapin rrugë zabatimit të teknologjisë Blockchain.

Ministri i Financave, Silvio Schembri, tha se Malta së shpejti do të shndërrohet në Ishullin e Blockchainit duke ofruar një bazë solide për kompaninë të cilat kanë në fokus teknologjinë në fjalë.

Ai tha se investitorët tashmë kanë mjetet e duhura ligjore për të operuar në një ambient të rregullua duke shpreh optimist për ardhjen e investitorëve dhe kompanive Blockchain në Maltë të cilët duhet të rrisin edhe më tej ekonominë e vendit.

Së fundi Malta është bërë shtëpia e bursave të njohura kriptografike si Okex, Binance dhe BitBay falë zhvillimeve pozitive që ka pasur në vend.

Tre ligjet e miratuara janë Akti i Inovacionit Dixhital, Akti i Shërbimeve dhe Rregullimeve Teknologjike dhe Akti i Asteve Virtuale Financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat