Hyundai prezanton modelin i30 N

Teknologji

Hyundai prezanton modelin i30 N

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 16:03
Foto

Kompania jugkoreane Hyundai vazhdon me promovimin agresiv të departamentit të saj N edhe në panairin e veturave në Paris.

Në "qytetin e dritave", Hyundai arriti me një variant të ri të modelit i30 N, i cili quhet N Option.

Koncepti i opsionit N paraqet një vizion të detajeve të ardhshme N dhe se si modeli i performancës së lartë të Hyundai mund të evoluojë në të ardhmen.

Në Hyundai nuk përmendin ndryshimet në motor dhe supozohet të jetë identik me versionin standard i30 N.

Modeli posedon motor me turbombushës me katër cilindra 2.0 litërsh me 271 kuaj fuqi kombinuar me një transmetim me gjashtë shpejtësi manuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat