Winamp pritet të rikthehet në 2019

Teknologji

Winamp pritet të rikthehet në 2019

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 09:43
Winamp

Para se iTunes të ishte aq popullor sa është sot, dhe para se të dilnin shërbimet e muzikës si Spotify, Winamp e dominonte hapësirën e softuerëve të muzikës për MP3.

Natyrisht, gjërat kanë ndryshuar shumë gjatë viteve, ku Winamp tani është një kujtesë e largët por e dashur.

Megjithatë, sipas një raporti nga TechCrunch, duket se rikthimi i lavdishëm i Winamp pritet të bëhet në vitin 2019. Kjo është sipas Alexandre Saboundjian, CEO i Radionomy, kompanisë që ka blerë Winamp.

Ai deklaroi se ne mund të presim që të shohim një version krejtësisht të ri të Winamp të vijë në vitin 2019, ku ai parashikon që do të jetë platforma ‘de facto’ që dikur ishte.

Sipas Saboundjian, “Do të ketë një version krejtësisht të ri vitin e ardhshëm, me trashëgiminë e Winamp, por në një përvojë më të plotë të dëgjuarit. Ju mund të dëgjoni MP3 që mund të keni në shtëpi, por edhe muzikën online, podkaste, stacione radioje ose një listë dëgjimi që mund ta keni ndërtuar. Njerëzit duan një përvojë të vetme. Unë mendoj se Winamp është platforma e përsosur për ta sjellë atë tek të gjithë. Dhe ne duam që njerëzit të kenë atë në çdo pajisje. ”

Hollësitë e asaj që Radionomy planifikojnë të bëjnë janë ende të pakta, përveç faktit se ata shpresojnë të ringjallin programin.

Megjithatë, Winamp kurrë nuk u largua me të vërtetë.

Aplikacioni ishte në prag të mbylljes përpara se Radionomy ta blente atë.

Sidoqoftë, aplikacioni nuk është përditësuar zyrtarisht që nga ajo kohë, megjithëse vazhdon të funksionojë.

Nëse Winamp do të jetë ende relevant në këtë kohë mbetet për t’u parë, por duhet të presim deri vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat