Apple në fund të muajit sjell produktet e reja

Teknologji

Apple në fund të muajit sjell produktet e reja

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 23:25
Apple

Apple do të ketë prezantime të produkteve të reja më 30 tetor, bazuar në ftesat që janë lëshuar nga kompania për mediat dhe zyrtarë tjerë.

“Ka akoma më shumë që po bëhet”, thuhet në ftesën për event. Në ftesë përfshihet edhe logoja e kompanisë.

Kombinimi, sipas mediave të huaja, sugjeron se produktet që do të lansohen mund të jenë të dedikuara për profesionistë.

Sipas shumë raportimeve, Apple planifikon të prezantojë modelet reja iPad Pro. Ka spekulime edhe për Macs.

Vetëm një muaj më parë, Apple mbajti një event ku prezantoi telefonat iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR dhe orën Apple Watch Series 4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat