Nec dhe Samsung nënshkruajnë marrëveshjen për 5G

Teknologji

Nec dhe Samsung nënshkruajnë marrëveshjen për 5G

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 13:28
Samsung dhe NEC

Kompania teknologjike japoneze Nec nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me  kompaninë Samsung, kompani koreano-jugore për zhvillimin e rrjetit të pestë të gjenerimit (5G) në terrenin e telefonisë celulare.

Kompanitë synojnë të zgjerojnë shërbime në nivele globale, nëpërmjet ndërtimit të stacioneve të reja të shpërndarjes së frekuencave të larta, në veçanti në SHBA, pas refuzimit të autoriteteve lokale për bizneset kineze që merrnin subvencione shtetërore.

Përmes bashkëpunimit Nec hyn në tregun e SHBA pas daljes për shkak të kufijve të reduktuar të fitimit në këtë sektor.

Samsung është tashmë i pranishëm në SHBA me stacionet e transmetimit dhe synon të zgjerojë praninë e tij  edhe në Japoni.

Shërbimet e gjeneratës së pestë do të lejojnë transmetimin e të dhënave deri në 100 herë më shpejt se standardi i rrjetit aktual dhe do të formojnë bazën e infrastrukturës së nevojshme për përparimin e teknologjisë së re dhe makinave pa drejtues. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat